Hyr  |  Regjistrohu
Njoftime  |   Biznese.al   |   Time.al   |   Ligje
 
 
 
Parlamenti Europian. Nuk miratohet anulimi i Orës Legale
 
Shperndaje
ikub#: 1802090203
Parlamenti Europian. Nuk miratohet anulimi i Orës Legale Siç kemi bërë me dije, një grup deputetesh ne Parlamentin Europian kishin prezantuar kërkesën për anulimin e Orës Legale qe zakonisht vendoset ne fund te muajit mars te çdo viti për te vijuar më pas me të deri ne fund të tetorit të po atij viti.
Motivacioni i kërkesës kish te bënte me dëmin që sillte tek shëndeti i njeriut ndryshimi orës dy herë ne vit, por edhe pasoja te tjera ne lidhje me sigurinë rrugore.
Gjithsesi, Parlamenti Europian ka vendor sot se ai do t’i kërkojë Komisionit Europian vetëm qe te thellojë njohjen e problemit, çka do te thotë me fjalë te tjera qe edhe këtë vit, Ora Legale do te vendoset ashtu siç është vepruar deri tani duke gdhirë e diela e fundit e muajit mars.
Mesa duket, ne Parlamenti Europian ka triumfuar edhe një herë nevoja e te kursyerit, qe gjate periudhës se vendosjes se Orës Legale është i konsiderueshëm ne lidhje me energjinë elektrike, por qe kjo është e lidhur gjithashtu edhe zvogëlimin e emetimit te gazrave te dëmshme ne atmosfere.
Kështu psh, sipas matjeve te institucione te specializuara ne Itali, gjate vitit te kaluar, ne periudhën 26 mars-27 tetor, u arrit te kursehet ne total 567 milion kilowatore energji elektrike, një vlerë kjo qe i  korrespondon uljes se emetimeve te gazit karbonik ne atmosfere me rreth 320 ton.
loading...




Marre nga ikub.al
Shfleto artikuj te tjere per: ANULIMI MIRATIMI ORA LEGALE PARLAMENTI EUROPIAN

Loading...


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 
Loading...




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved