Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave
 
Shperndaje
ikub#: 1802170039
Kuran Qerim, dorëshkrimi i rrallë i shek. XIX në Drejtorinë e Arkivave Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po pasuron përditë e më shumë publikun dorëshkrime me vlerë të madhe kulturore dhe historike që janë pjesë e vyer e kësaj arkive.
Një ndër to është Kuran Qerimi, dorëshkrim i ilustruar, shek. XIX, 393 fletë letre, 240 x 160 mm, kopist anonim.
Ky kuran është zbuluar nga “Koleksion i dorëshkrimeve arabo-perse” i cili është më pak i njohur po ruan thesare të vyera librore .
“Ky kuran bashkë me dorëshkrime të tjera, së shpejti do të vijnë në një ekspozitë në të cilën publiku do të ketë mundësinë ti shoh e ti prek këto pasuri të cilat janë të shumta në vendin tonë,e ku Arkivi Qendror i Shtetit shërben si një ‘kasafortë’ për ruajtjen e këtyre materialeve që janë me vlerë të madhe kulturore dhe historike. Dy fletët e para të ilustruara gjerësisht janë ato të Sures El-Fatiha dhe El-Bekare. Ilustrimet në marginale të dy fletëve të para paraqesin dekore floreale dhe lineare, të punuara me ngjyrë blu, të kuqe dhe ar. Fletët e tjera të tekstit përmbajnë tre korniza të brendashkruara, të punuara me ngjyrë të kuqe, blu dhe të artë’, sqaron AQSH.
“Në ndarjet mes ajeteve kuranore janë vendosur shenja pikësimi në formë luleje të punuar po ashtu me ar. Kapakët janë punuar me karton të veshur me lëkurë, po ashtu i dekoruar me relieve të mbushura me ar”, thuhet më tej.
Sipas kësaj arkive, gjendja fizike e dorëshkrimit paraqitet shumë e mirë.
 
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: ARKIVA KURAN QERIM

Marre nga ATA


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved