Prezantohen dy katalogë dygjuhësh shqip-spanjisht
 
Shperndaje
ikub#: 1803080022
Prezantohen dy katalogë dygjuhësh shqip-spanjisht Dy katalogë dygjuhësh shqip-spanjisht u prezantuan sot në ambientet e Pavijonit të Mesjetës në Muzeun Historik Kombëtar.
Katalogu i Pavijonit të Mesjetës dhe Këndit të Pashallëqeve të Mëdha Shqiptare tregon larminë e objekteve të ekspozuara dhe synon të ofrojë një panoramë gjithëpërfshirëse të kulturës materiale, që u formua në territorin e Shqipërisë duke ftuar vizitorin në një itinerar historik, duke ndjekur kronologjinë e ngjarjeve kryesore, që zunë vend në territorin tonë, për një periudhë që shtrihet nga Antikiteti i Vonë e deri tek periudha bizantine dhe ajo osmane.
Katalogu i Pavijonit të Rilindjes Kombëtare dhe i Pavarësisë Shqiptare i dedikohet një prej mjediseve më tërheqëse të Muzeut Historik Kombëtar. Objektet e shumta muzeore flasin qartë se shqiptarët hynë në periudhën e Rilindjes Kombëtare si një popull me tradita të shquara dhe me një individualitet të veçantë etnik. Objektet i përkasin periudhës nga mesi i shekullit XIX deri në vitet ’30 të shekullit XX. Rilindja Kombëtare Shqiptare qe një lëvizje e gjerë politike-kulturore, që synonte çlirimin dhe bashkimin e të gjitha tokave shqiptare në një shtet të vetëm e të pavarur, si edhe zhvillimin e gjuhës, të arsimit e të kulturës kombëtare.
Të pranishëm në aktivitetin e zhvilluar ishin drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koci, Ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë Vicente Canelles Montero, ambasadorët e nderuar të Sllovenisë, Çekisë dhe Serbisë dhe personalitete të historisë.
Loading...


Shfleto artikuj te tjere per: KATALOGE MESJETA MUZEUT HISTORIK KOMBETAR RILINDJA SPANJA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved