Bill Gates rimerr “fronin”
 
Shperndaje
ikub#: 1911190143
Bill Gates rimerr “fronin” Gates rimori fronin e tij me një pasuri neto prej 110 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.
Bashkëthemeluesi i Microsoft u rikthye në vend të parë pas dy vitesh. Ai arriti në krye muajin e kaluar pasi Amazon njoftoi se fitimet e tij për tre muaj ranë në shtator me 28% në krahasim me vitin e kaluar. Por qëndrimi i Gates në krye ishte jetëshkurtër.
Por ai rimori epërsinë pasi aksionet e Microsoft janë rritur me rreth 48% këtë vit, gjë që ndihmoi në rritjen e vlerës së aksioneve të tij në kompani. Në tetor, Microsoft arriti të nënshkruajë një kontratë informatike prej 10 miliardë dollarësh me Pentagonin.
Në vendin e dytë ka zbritur Jeff Bezos me 108.8 miliard dollarë, pasi siç dihet, një pjesë të pasurisë së tij ai ja la ish-bashkëshortes me të cilën ishte i martuar prej 25 vitesh.
 

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved