Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2002190013
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2020 Ofruar nga ikub.al.
Pasqyra sinoptike mbi vendin sot parashikohet të ketë dy pamje. Pjesa e parë e ditës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta, por orët e mesditës dhe pasdites do të kemi shtim të vranësirës, duke bërë që në mbrëmje të kemi shfaqje të reshjeve në pjesën me të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit në mëngjes parashikohet të jenë më të larta se të një dite më parë, dhe kështu do të jenë ato edhe në orët e pasdites. Kështu, vlera minimale do të shënohet në Pukë, me 02°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në Durrës me 16°C.               
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzimin të lehtë me tendencë në mesatar.
 



Shfleto artikuj te tjere per: PARASHIKIMI I MOTIT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved