4 raste të reja me COVID-19 në vend
 
Shperndaje
ikub#: 2003170045
4 raste të reja me COVID-19 në vend Shkon në 55 numri i të prekurve.
4 raste të reja me COVID-19 brenda 24 orëve duke e çuar numrin në 55. Tirana me numrin më të madh me 38 raste, Fieri me 6, Durrësi me 5 raste. Të gjitha këto raste kanë pasur kontaktet e tyre që janë gjurmuar, vetë-izoluar dhe po monitorohen. Në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 25 raste, 3 prej tyre nën kujdes intensiv.
Pas hetimeve tek Senatoriumi "Shefqet Ndroqi", u identifikuan dhe 2 raste të tjera nga personeli. Nga testimi i 89 personave, personel shëndetësor kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë që janë pa simptoma për momentin. janë vetë-karantinuar dhe po ndiqen. Senatoriumi do kthehet në një spital që do i shërbejë COVID-19 për të lehtësuar fluksin në Infektiv.
Nga rastet e konfirmuara pozitivë:
 
Tiranë 38 raste
Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje 2 rast
Elbasan 2 raste
Fier 6 raste
Rrogozhinë 2 raste
Prej tyre:
25 janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina).
Prej tyre janë në terapi intensive tre qytetarë, njëri prej të cilëve në respiracion të drejtuar.
Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Pas hetimit të hollësishëm epidemiologjik në spitalin “Shefqet Ndroqi”, kanë dalë pozitiv edhe 2 raste personel shëndetësor që kanë qenë në kontakt me pacientin, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin infektiv dhe që, më herët ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Nga hetimi i kryer, janë testuar 89 personel shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe prej tyre kanë rezultuar 8 mjekë dhe infermierë pozitivë. Duhet thënë që të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëkarantinuar.
Spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID, sipas skenarëve, për të lehtësuar edhe fluksin në spitalin Infetiv dhe Ministria e Shëndetësisë po merr masa për zëvendësimin e personelit me mbi 2200 vullnetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të ndihmuar stafet mjekësore në terren.
 
 

 

loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI PERHAPJA SEMUNDJE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved