Itali. Bie numri i viktimave nga koronavirus
 
Shperndaje
ikub#: 2003220013
Itali. Bie numri i viktimave nga koronavirus Në konferencën e përditshme për shtyp, Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Angelo Borelli deklaroi se gjatë 24orëve të fundit, numri i viktimave me koronavirus ka rënë në krahasim me një ditë më parë.
Kështu sot ishin 651 viktima, në krahasim me 793 që ishin një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është 5.476.
Ndërkohë janë 7.024 të shëruar, ose  952 më shumë se një ditë më parë. Dje, shifra ditore e shëruar ishte 943.
Ndërkohë janë 3.009 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv, 142 më shumë se dje. Nga këto, 1.142 janë në Lombardi. Nga 46.638 pacientë në total, 19.846 janë shtruar në spital dhe 23.783 janë ata që janë në izolim në shtëpi.
Numri i të sëmurëve gjatë 24 orëve të fundit u rrit me 3.957 duke e çuar numrin e përgjithshëm në 46.638. Dje rritja ishte 4.821 persona. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar, përfshirë viktimat dhe të shëruarit arriti në 59.138. 
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI ITALI KORONAVIRUS NUMRI VIKTIMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved