Koronavirusi. Ekspertët ende të ndarë për rolin e pangolinës
 
Shperndaje
ikub#: 2003240113
Koronavirusi. Ekspertët ende të ndarë për rolin e pangolinës Kuptimi i origjinës së infeksionit do të ndihmojë në shmangien e viruseve të tjerë.
Nuk ka paqe për pangolinën, gjitarin e vogël të koracuar, i cili vihet edhe një herë në bankën e të akuzuarve si  bashkë-përgjegjëse, së bashku me lakuriqin e natës për origjinën e virusit SarsCoV2.
Dyshimet arsyetohen nga një studim amerikan i udhëhequr nga Xiaojun Li i Duke University dhe i disponueshëm në bioRxiv, sitin që prezanton artikuj shkencorë që nuk janë ende të gatshëm për botim zyrtar.
Studiuesit, pranojnë se koronaviruset e pangolinës kanë një genomë shumë të ndryshëm nga SarsCoV2 për tu konsideruar paraardhës. Megjithatë, ato përmbajnë një sekuencë me "udhëzimet" për të prodhuar ARN-në që e lidh me receptorin Ace2 të qelizave humane. Ky segment gjenetik ndodhet tek koronaviruset njerëzor por jo në koronaviruset e lakuriqit të natës, të cilët konsiderohen si "kushërinjtë" më të afërt se SarsCoV2. Nga ky këndvështrim do të ishte e pranueshme tw mendohej se koronaviruset e lakuriqëve e morën ARN-në përmes rikombinimit me koronaviruset e pangolinës.
Ndërkohë sipas Massimo Ciccozzi në Universitetin Campus Bio-Medico të Romës: "të thuash që genomet e viruseve janë të ndryshme, por ngjajnë me njëri-tjetrin për një sekuencë të vogël, është si të thuash që dy persona janë binjakë, duke e bazuar vetëm në ngjyrën e flokëve". Sipas tij origjina e koronavirusit duhet të gjendet tek lakuriqët.
Zgjidhja e enigmës së origjinës së SarCoV2 mund të ndihmojë në parandalimin e koronavirusëve të rinj që venë shëndetin e njeriut në rrezik.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: EKSPERTE KORONAVIRUSI KORONAVIRUSI ORIGJINA PANGOLINA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved