Viktimat e koronavirusit në Wuhan janë 10 herë më shumë
 
Shperndaje
ikub#: 2003300002
Viktimat e koronavirusit në Wuhan janë 10 herë më shumë Deri tani burimet zyrtare kineze kanë raportuar se në Kinë gjatë epidemisë se koronavirusit, numri i të vdekurve shkoi në 3.200, por burime zyrtare lokale bëjnë fjalë për një numër viktimash që duhet të jetë mbi 10 herë më i madh.
Burime lokale në Wuhan pretendojnë se koronavirusi ka vrarë 42.000 njerëz vetëm në këtë qytet, dhjetë herë më shumë se shifra e  pretenduar nga autoritetet kineze, të cilët deri tani kanë deklaruar 3.200 të vdekur dhe më shumë se 81.000 të infektuar. Prej tyre, 3.182 vdekje janë raportuan në Provincën Hubei.
Sipas banorëve në Wuhan, në këtë qytet  u janë shpërndarë familjeve të viktimave nga 500 urna me hirin e viktimave të cilat vijnë nga shtatë  inceneratorë në shërbim të këtij procesi.
Të gjitha urnat do të duhet të shpërndahen brenda datës 05 Prill, kur në Kinë shënohet festivali i Qing Ming kur njerëzit përkujtojnë të vdekurit dhe sistemojnë varret e tyre.
Duke bërë disa llogari të thjeshta, del se numri i viktimave në Wuhan gjatë dy muajve të karantinës ka qenë deri në 42 mijë.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KINE KORONAVIRUSI VIKTIMA WUHAN

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved