Itali. Buletini i datës 11 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005110103
Itali. Buletini i datës 11 Maj 2020 Vazhdon rënia e rasteve të reja të identifikuara, n 24 orët e fundit janë regjistruar 744 raste të reja dhe raporti mbetet afër minimumit që nga fillimi i epidemisë. Numri i të vdekurve mbetet i qëndrueshëm.
Të dhënat në buletinin e ri raportojnë një ulje të numrit t personave të shtruar në spital. Në kujdesin intensiv sot janë 999 persona, 28 më pak se dje. 13.539 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 79 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi jan 67.950 njerëz (-729 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë humbur jetën 179 persona (dje ishin 165 viktima), duke arritur në një total prej 30.739 vdekje.
Shërimi arriti në 106.587, me një rritje në 1.401 në 24 orë (dje ishin 2.155 njerëz të shëruar).
Rënia e numrit të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualisht pozitivë) është e barabartë me 836 njësi (dje ishin 1.518) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit janë 744 (dje 802).
Dy të dhënat e fundit gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e testeve të bëra. Sot u bënë 40.740 teste (dje 51.678). 
Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 54.8, ose 1.8%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.9%.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi është 219.814.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI

Marre nga La Repubblica


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved