Itali. Buletini i datës 14 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005140080
Itali. Buletini i datës 14 Maj 2020 Është rritur numri ditor i viktimave të koronavirusit në Itali. Pas ditëve me nën 200 jetë të humbura, në 24 orët e fundit numri është rritur sërish.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Në kujdesin intensiv janë 855 persona sot, 38 më pak se dje. 11.453 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 719 më pak se dje. 64.132 persona në izolim në shtëpi (-1.260 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit 262 njerëz kanë humbur jetën (dje ishin195 viktima), duke arritur në 31.368 vdekje.
Shërimi arriti në 115288, për një rritje 24-orëshe prej 2.747 njësive (3.502 njerëz u shpallën të shëruar dje).
Rritja e pacientëve (d.m.th. njerëz aktualisht pozitivë) ishte e barabartë me -2.017 njësi (dje ata kishin qenë -2.809) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit ishin 983 (dje 983). Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e shtupave të bëra.
Sot u bënë 71876 teste (dje 61.973). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 73.1 shtupë të bërë, ose 1.4%, minimumi i ri që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.6%. 
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi është 223.096.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga 


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved