Itali. Buletini i datës 15 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005150127
Itali. Buletini i datës 15 Maj 2020 Shërimi i përgjithshëm arrin në 120 mijë persona. Numri i vdekjeve mbetet i lartë, por numri i pacientëve në spital ka rënë dhe raporti midis rasteve të reja (983) dhe testeve të bëra mbetet minimale.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. Në kujdesin intensiv janë 808 persona sot, 47 më pak se dje. 10.792 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 661 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 60.470 persona (-3.662 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë humbur jetën 242 pacientë (dje kishte 262 viktima), duke arritur në total 31.610 vdekje.
Shërimi arriti në 120.205, për një rritje 24-orëshe prej 4.917 personave (2.747 njerëz u shpallën të shëruar dje).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. aktualisht pozitivë) është 4.370 persona (dje ishin 2.017) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit është 983 vetë (saktësisht sa dje). Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e tamponeve të bëra. Sot u bënë 68.176 teste (dje 71.876). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 69.4 teste të bërë, ose 1.4%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.6%.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi ka qenë 223.885.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga La Repubblica


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved