Itali. Buletini i datës 16 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005160016
Itali. Buletini i datës 16 Maj 2020 Shënohen më pak viktima që nga fillimi i lokcdown.
Të Dielën e datës 8 Mars pati 99 të vdekur, një ditë më parë 133. Nga ajo ditë numri i viktimave ka ardhur në ngritje. Ndërkohë që në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë në provincën e Bolzano-s dhe në Campania-s, Umbria, Sardegna, Calabria, Basilicata, Molise dhe Valle d'Aosta.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të numrin të personave të shtruar në spital. Në kujdesin intensiv sot janë 775 persona, 33 më pak se dje. 10.400 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 392 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi janë 59.012 persona (-1.458 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë humbur jetën 153 njerëz (dje ishin 242 viktima), duke arritur në total 31.763 vdekje.
Shërimi arriti në 122.810 persona, për një rritje në 24 orë me 2.605 pacientë (dje ishin 4.917 njerëz të shëruar).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualë pozitivë) ishte 1883 njësi (4370 dje), ndërsa 875 infeksione të reja u zbuluan në 24 orët e fundit (789 dje). Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e testeve të bëra. Sot u bënë 69.1179 (dje 68.176). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 79.1 të bëra, ose 1.3%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.5%.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i shpërthimit është 224760.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga La Repubblica


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved