Rama: Zgjatet fasha orare. Hiqen autorizimet
 
Shperndaje
ikub#: 2005170023
Rama: Zgjatet fasha orare. Hiqen autorizimet Kryeministri Edi Rama ka informuar për lehtësitë e reja të lëvizjes që nisin nga nesër.
Nga nesër për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë:
Fieri kthehet në zonë e gjelbër
Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbërta
Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00
Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve gjatë javës
Fundjava do të jetë përsëri pa makina
Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje-dalja e automjeteve në zonat e kuqe
Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri
Miq, me heqjen e të gjitha autorizimeve të lëvizjes, ekspozimi ndaj infeksionit rritet shumë dhe barra e çdo individi për të ruajtur veten e të tjerët gjithashtu!
Ju lutem bëni më të mirën tuaj si deri tani dhe kujdes në mënyrën më të veçantë më të moshuarit e të sëmurët në familjet tuaja, të cilët duhet të vetë-kufizojnë daljet maksimalisht
 
Masa 14 ditore për të vetë-karantinuarit nuk ndryshon dhe shkelja e saj ndëshkohet nga ligji dhe Kodi Penal
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: AUTORIZIMET FASHA ORARE RAMA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved