Evropa rrezikon të goditet nga një valë e dytë e koronavirusit
 
Shperndaje
ikub#: 2005210026
Evropa rrezikon të goditet nga një valë e dytë e koronavirusit Sipas Dr Andrea Ammon, shefe e departamentit të kontrollit të sëmundjeve në BE, një gjë e tillë është e mundur pasi deri tani shumë pak individë kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit.
Studimet tregojnë se më pak se 15 për qind e popullsisë në vendet e goditura nga Evropa tashmë janë infektuar, duke e lënë shumicën potencialisht të prekshme në të ardhmen.
Ekspertët më të lartë të shëndetësisë ndërkohë janë shprehur kundër festimit të fitores përfundimtare, nisur vetëm nga shifrat që tregojnë se infeksioni po ulet në të gjithë Evropën. Sipas tyre, fitorja përfundimtare e betejës nuk është arritur akoma.
Pothuajse të gjithë shkencëtarët pajtohen në mendimin se infeksioni do të rishfaqet në një valë të dytë, në mungesë të një vaksine ose kurimi efikas për koronavirus. Frika më e madhe është se vala e dytë do të ndodhë gjatë dimrit çka përkon me sezonin e gripit, i cili mund të çojë në kolaps spitalet dhe sistemet shëndetësore.
Në një intervistë për The Guardian, Dr Ammon, drejtore i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), deklaroi se një valë e dytë e koronavirusit nuk është vetëm një hipotezë. Duke parë karakteristikat e virusit, dhe imunitetin e popullatës, rezulton se  85-90 për qind e popullatës është  e pa imunizuar, e ndjeshme dhe e rrezikuar.
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANDREA AMMON KOORNAVIRUSI VALA E DYTE

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved