Itali. Buletini i datës 21 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005210093
Itali. Buletini i datës 21 Maj 2020 Asnjë viktimë në 8 rajone, megjithëse shifra ka mbetur mbi 150 të vdekur në nivel shteti për tre ditë me radhë.
Nga sot në Itali ka më pak se dhjetë mijë njerëz të shtruar në spital për Covid, në kujdesin intensiv dhe jo intensiv. Ndodh për herë të parë pas më shumë se dy muajsh, nga 14 marsi. Sot ka pak më shumë se 60 mijë njerëz aktualisht pozitivë (në kulmin e epidemisë ishin 108 mijë).
Fatkeqësisht, ekziston ende një numër tre-shifror i viktimave: 156 sot, një shifër jashtëzakonisht e qëndrueshme për ditë. Dje ishin 161, pardje 162.
Të dhënat e buletinit të ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të personave të shtruar në spital. 
Në kujdesin intensiv sot janë 640 persona, 36 më pak se dje. 9.269 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 355 më pak se dje.
Në izolim janë 51.051 persona (-1.401 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë humbur jetën 156 njerëz (dje kishte 161 viktima), duke arritur në total 32.486 vdekje.
Shërimi arriti në 134.560, me një rritje prej 2.278 brenda 24 orësh (dje u shëruan 2.881 njerëz).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualisht pozitivë) është e barabartë me 1.792 njësi (dje ata ishin 2.377) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit ishin 642 (dje 665). Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura me numrin e testeve të bëra. Sot u bënë 71.679 teste (dje 67.195). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 111.6 teste të bërë, ose 0.9%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.2%.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi ka qenë 228,006.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITAL KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved