Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005210002
Parashikimi i motit për sot, 21 Maj 2020 Ofruar nga ikub.al
Panorama sinoptike mbi vendin tonë gjatë ditës s sotme do të ketë dy pamje. Në pjesën e parë të ditës mbi të gjithë vendi do të mbizotërojë fusha me presion atmosferik të ulët çka do të sjellë reshje shiu, të cilat në zonat malore priten të jenë të forta. Gradualisht vranësirat do të largohen, duke ja lënë kështu vendin fushës me presion atmosferik të lartë, që do të sjellë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, veçanërisht në orët e vona të darkës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me 8°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës me 26°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45-55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar dallgëzim mbi mesatar.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: PARASHIKIMI I MOTIT

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved