Wuhan ndalon gjuetinë dhe konsumimin e mishit të kafshëve të egra
 
Shperndaje
ikub#: 2005210003
Wuhan ndalon gjuetinë dhe konsumimin e mishit të kafshëve të egra Në një njoftim të postuar në rrjetet sociale, qyteti epiqendër i pandemisë Covid-19 ka vendosur të aplikojë disa masa parandaluese, përfshi edhe tregtinë e paligjshme të kafshëve të egra.
Rregullat e reja me efekt të menjëhershëm dhe të përshkruara në 10 pika, synojnë ta bëjnë më të vështirë marrjen e të drejtës (licencën) për të rritur, mbajtur dhe shitur kafshë të egra. 
Pas krizës, qeveria vendosi një ndalim të përkohshëm të tregtisë së kafshëve të egra në tregun Wuhan Huanan, i dyshuar si origjina e infeksionit. Rregullorja e re, ndër të tjera, mbron faunën e rrezikuar, ndalon gjuetinë e kafshëve të egra, mbikëqyr mbarështimin e kafshëve të egra dhe forcon reklamimin dhe edukimin për të mbrojtur jetën e egër për 5 vjet. Kina ka rritur masat kufizuese ndaj gjuetisë së paligjshme dhe shfrytëzimit të kafshëve të egra që nga shkurti.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: KAFSHE TE EGRA KUFIZIMI NDALIMI WUHAN

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved