Itali. Buletini i datës 22 maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005220119
Itali. Buletini i datës 22 maj 2020 Aktualisht numri i personave të sëmurë është nën 60.000, numri më i ulët që nga data 26 Mars.
Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të numrit të personave të shtruar në spital. Sot janë 595 persona në kujdes intensiv, 45 më pak se dje. 8.957 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 312 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi janë 49.770 persona (-1281 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit 130 persona kanë vdekur (dje ishin 156 viktima), duke arritur në total 32.616 vdekje.
Shërimi ka arritur në 136.720 persona, me një rritje prej 2.160  persona në 24 (dje ishin 2.278 të shëruar).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualisht pozitivë) është  1.638 persona (dje ishin 1.792) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit ishin 652 (dje 642). Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e testeve të bëra.
Sot u bënë 75.380 teste (dje 71.679). Raporti midis testeve dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 115.6 teste të bërë, ose 0.9%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 1.1%.
Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi është 228.658.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved