Ju arrestua babai. Jep dorëheqjen zv. Ministrja e arsimit
 
Shperndaje
ikub#: 2005220004
Ju arrestua babai. Jep dorëheqjen zv. Ministrja e arsimit Në operacion e koduar “Crystal Eagle” dy ditë më parë, u arrestuan 22 persona për falsifikim të vizave nga Shqipëria drejt SHBA, mes të cilëve është edhe Eduart Haxhiu, babai i zv. ministres së Arsimit, Lorena Haxhiu.
Zv.ministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu, ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante, pasi babai i saj, Eduart Haxhiu, u arrestua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që dërgonte emigrantë në SHBA, Kanada dhe Britaninë e Madhe.
Eduart Haxhiu, 52 vjeç, banues në Tiranë u dënua me “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme, si i dyshuar për veprat penale
“Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” më shumë se njëherë
“Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave”
“Grupi i strukturuar kriminal”
“Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
 
 
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: DOREHEQJE LORENA HAXHIU

Marre nga Top Channel


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved