Buletini i datës 23 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005230007
Buletini i datës 23 Maj 2020 Ndërkohë qe numri i te prekurve me koronavirus ne vend është shtuar sot me 8 raste te reja, situata ne spital nuk paraqet shume ndryshim nga ajo e një dite me pare.
“Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive” beri me dije Ministria e Shendetesise.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.
Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar.
Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 62
Durrës 50
Krujë 27
Shkodër 10
Berat 10
Kamzë 9
Fier 4
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved