Itali. Buletini i datës 23 Maj 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2005230026
Itali. Buletini i datës 23 Maj 2020 Të dhënat në buletinin e ri të Mbrojtjes Civile raportojnë një rënie të numrit të personave të shtruar në spital. Sot janë 572 persona në kujdesin intensiv, 23 më pak se dje.
Ndërkohë 8.695 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 262 më pak se dje. 48.485 persona janë në izolim në shtëpi (-1285 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit 119 njerëz kanë vdekur (dje ishin 130 viktima), duke arritur në total 32.735 vdekje.
Shërimi arriti në 138. 840, 2120 më shumë se dje (dje ishin shpallur të shëruar 2160 njerëz).
Rënia e numrit të pacientëve (d.m.th. aktualisht njerëz pozitivë) ishte 1.570 (1.638 dje), ndërsa 669 infeksione të reja u zbuluan në 24 orët e fundit (652 dje).
Këto dy të dhëna gjithmonë duhet të analizohen duke marrë parasysh faktin se ato janë të lidhura ngushtë me numrin e testeve të bëra. Sot u bënë 72.410 teste (dje 75.380). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 108.2, ose 0.9%. Ditët e kaluara kjo shifër ka qenë mesatarisht 1%. 
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi ka qenë 229.327.
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved