Koronavirusi. Bota humbet, miliarderët fitojnë
 
Shperndaje
ikub#: 2005230003
Koronavirusi. Bota humbet, miliarderët fitojnë Sipas një studimi të realizuar nga American for Tax Fairness dhe Institute for Policy Studies Program, nga mesi i marsit deri në mes të majit, 600 më të pasurit në SHBA u pasuruan me 434 miliardë dollarë.
Patroni i Amazonës Jeff Bezos dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg janë ata që kanë parë rritjen më të madhe të pasurisë së tyre. Bezos ka fituar 34.6 miliardë dollarë, Zuckerberg 25 miliardë. 
Pasuria e miliarderëve amerikanë u rrit 15 për qind në dy muaj që nga goditja e pandemisë koronavirus. Më shumë se 600 miliarderë në Shtetet e Bashkuara u bënë edhe më të pasur, gjatë bllokimit për shkak të virusit.
Midis 18 marsit dhe 19 majit, vlera e tyre neto totale u rrit me 434 miliardë dollarë, ndërsa pandemia koronavirus shkaktoi humbje të vendeve të punës dhe vështirësi ekonomike për dhjetëra miliona amerikanë.
Pasuria e Bezos u rrit mbi 30 për qind në 147.6 miliardë dollarë, ndërsa pasuria e Zuckerberg u rrit me më shumë se 45 për qind në $ 80 miliardë dollarë. 
 
loading...




Shfleto artikuj te tjere per: MILIARDERE PASURIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved