Nuk aplikoi bllokimin e plotë. Suedia paguan haraçin
 
Shperndaje
ikub#: 2005260003
Nuk aplikoi bllokimin e plotë. Suedia paguan haraçin Suedia ishte nga ato shtete që ndryshe nga të tjerat, në vend të aplikimit të masave shtrënguese dhe bllokuese, promovoi të ashtuquajturin distancim social. Dhe sot shifrat tregojnë se kish bërë zgjedhjen e gabuar.
Suedia ka regjistruar më shumë se 4.000 vdekje me koronavirusit dhe 33.843 raste, shumë më tepër se fqinjët e saj nordikë që aplikuan bllokim të plotë.
Kritikët kanë akuzuar autoritetet suedeze se kanë luajtur “me shansin” me jetën e qytetarëve duke mos aplikuar masa të rrepta qëndrimi në shtëpi. Sipas të dhënave të AFP, niveli i vdekjeve me virusin Sarscov-2 në Suedi ka shkuar në 399 për milion 1 banorë,  shumë më i lartë se 43 për një milion në Norvegji, 97 në Danimarkë, dhe 55 në Finlandë.
Gjithsesi, kjo shifër mbetet më e ulët në krahasim me vendet e goditura më keq, të cilat hynë në një bllokim të plotë siç është Franca me 435 vdekje për 1 milion, Britania dhe Italia, të dyja me 542 viktima për 1 milion banorë, dhe Spanja me 615.
Në Suedi, shkollat për ata të moshës nën 16 vjeç kanë mbetur të hapura, së bashku me kafenetë, baret, restorantet dhe bizneset me pakicë.
Epidemiologu shtetëror Anders Tegnell ka pranuar se në qasjen e Suedisë ndaj pandemisë ka pasur gabime, përfshi edhe mos ofrimin e mbrojtjes së mjaftueshme për shtëpitë e të moshuarve.
Nëntëdhjetë për qind e vdekjeve nga virusi i Suedisë kanë ndodhur në moshat mbi 70 vjeçare.
 



Shfleto artikuj te tjere per: HARACI KORONAVIRUSI SUEDIA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved