Koronavirusi nuk ekziston më. Deklarata që ngjalli polemika
 
Shperndaje
ikub#: 2006010057
Koronavirusi nuk ekziston më. Deklarata që ngjalli polemika Koronavirusi i ri "nuk ekziston më klinikisht" dhe "terrorizimi i vendit është diçka për të cilën dikush duhet të marrë përgjegjësi".
Ky është mendimi i profesor Alberto Zangrillo, drejtor i kujdesit intensiv në spitalin San Raffaele në Milano, të cilat janë pritur me deklarata kundërshtuese nga autoritetet sanitare të vendit fqinj.
Kështu, sipas Franco Locatelli, President i Këshillit të Lartë të Shëndetit dhe anëtar i komitetit tekniko-shkencor (CTS) këto deklarata janë një  "surprizë të madhe". Të njëjtin mendim ndan edhe Nënsekretari i shtetit  për Shëndetin Sandra Zampa sipas të cilit, ky është "një mesazh i gabuar që rrezikon të hutojë italianët".
Ndërkohë në deklaratat e tij, profesor Zangrillo shton se “Rreth një muaj më parw dëgjonim epidemiologë që kishin frikë nga një valë e re e sëmundjes në fundin e majit ose fillimin e qershorit dhe kush e di sa vende të kujdesit intensiv do të duheshin për të përballuar situatën. Në fakt, “në realitet virusi nga pikëpamja klinike nuk ekziston më". 
Por kundërshtarët e tezës së Zangarillo-s e kanë gati përgjigjen kundërshtuese.
“Mjafton të shikoni numrin e rasteve të reja të konfirmuara çdo ditë për të pasur prova të qarkullimit të vazhdueshëm të virusit në Itali". Prandaj, nevoja për të "vazhduar në rrugën e respektimit të masave të distancimit social mbeten në fuqi, ndërkohë që bëjnë thirrje për më shumë përgjegjshmëri për të mos dekurajuar ato përmes deklaratave të rrezikshme dhe të harrojnë dramën e përjetuar në vend", deklaron Franco Locatelli.
 



Shfleto artikuj te tjere per: DEKLARATA KORONAVIRUSI POLEMIKA

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved