Itali. Buletini i sotëm 02 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006020089
Itali. Buletini i sotëm 02 Qershor 2020 Bie edhe një prag tjetër, ai i 40 mijë personave të sëmurë aktualisht. Dhe nga këto pak më shumë se 1% (408) janë shtruar në spital në kujdesin intensiv.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i epidemisë është 233.515. 
Sot janë 408 persona në kujdes intensiv sot, 16 më pak se dje. 5.916 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 183 më pak se dje. 33.569 persona në izolim në shtëpi (-1.275 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit janë regjistruar 55 njerëz të vdekur (dje ishin 60 viktima), duke arritur në total 33.530 jetë të humbura.
Shërimi arriti në 160.092 persona, me një rritje prej 1.737 individësh në 24 orë (dje 848 njerëz u shpallën të shëruar).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualisht pozitivë) është 1474 pacientë (708 dje) ndërsa 318 infeksione të reja u zbuluan në 24 orët e fundit (178 dje).
Sa i përket numrit të personave të kontrolluar, sot janë testuar 25.628 raste, dhe pozitivë kanë dalë 1 në 81 persona, ose 1.2%.
Sa i përket numrit të testeve, sot janë kryer 52.159 testime (dje 31.394). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 164 të bërë, ose 0.6%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 0.6%.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga  bebaime





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved