Ju nxi lëkura nga Covid -19. Vdes mjeku kinez
 
Shperndaje
ikub#: 2006020049
Ju nxi lëkura nga Covid -19. Vdes mjeku kinez Wuhan. Mjeku 42 vjeçar, lëkura e të cilit u errësua për shkak të infeksionit të koronavirusit "vdiq, pesë muaj pas prekjes nga sëmundja.
Një mjek kinez, lëkura e të cilit papritmas u errësua pasi u sëmur me COVID-19, thuhet se ka vdekur pasi luftoi kundër infeksionit vrasës për gati pesë muaj.
Dr Hu Weifeng, i cili ra në kontakt me virusin gjatë punës që në muajin janar, ndërroi jetë në një spital në ish epiqendrën Wuhan, raporton sot website kinez i lajmeve The Paper.
Mjeku 42-vjeçar ishte trajtuar në një prej reparteve të kujdesit intensiv për më shumë se një muaj përpara se të humbte jetën e tij për shkak të komplikimeve nga koronavirusi, thanë burime të brendshme për The Paper.
Dr Hu, një urolog, ishte gjithashtu koleg i me doktorin Li Wenliang, i cili ishte i pari që lëshoi alarmin për virusin vdekjeprurës, i ndarë gjithashtu nga jeta pak kohë më parë.
Ende nuk ka komente për vdekjen e Dr Hu, por një zëdhënës i spitalit pati deklaruar më parë se ngjyra e errët e lëkurës së Dr Hu ishte shkaktuar nga një antibiotik që ai kishte marrë gjatë trajtimit.
Ndërkohë, po sipas këtij zëdhënësi, një nga kolegët e Dr Hu, Dr Yi Fan, lëkura e të cilit gjithashtu u nxi për shkak të COVID-19, është shëruar plotësisht pasi u sëmur në të njëjtën kohë me Dr Hu.
 
Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI LEKURA LEKURA E ZEZE WUHAN

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved