Vdekshmëria nga Covid 19, më e ulëta nga katër pandemitë e shekullit
 
Shperndaje
ikub#: 2006050026
Vdekshmëria nga Covid 19, më e ulëta nga katër pandemitë e shekullit Banka Botërore në dokumentin e perspektives Globale të publikuar këto ditë, përllogariti se shkalla e vdekshmërisë nga Covid ishte 39 persona për 1 milionë banorë në rang global (sipas të dhënave deri me 14 maj 2020). Kjo prevalencë është më e ulëta nga katër pandemitë më të rënda të shekullit të fundit (shih grafikun bashkëngjitur).
Gripi Spanjoll në vitet 1918-19 pati një vdekshmëri jo të zakontë, me rreth 100 milionë të vdekur në rang global, duke shënuar edhe prevalencën më të lartë të jetëve të humbura mbi 57 mijë për 1 milionë banorë, raportoi Banka.
Pandemitë e tjera pas gripit spanjoll kishin nivele shumë më të ulëta të vdekshmërisë. Më të rëndë ishin gripi i Hong- Kongut (1968-69) dhe Gripi Aziatik (1957-58), me afro 300 dhe 400 vdekje për milionë banorë, përkatësisht. Këto pandemi u pasuan nga gripi i derrave në vitin 2009-10 me 11 vdekje për 1 milion në rang global.
COVID-19 është më e madhja që nga gripi i Hong Kongut, megjithë masat që u morën globalisht për ta frenuar atë. Gjatë viteve 2000-18, bota kaloi edhe epidemi të tjera të forta si SARS (2002-03), MERS (2012), Ebola (2014-15), dhe Zika (2015-16).
Banka Botërore vëren se frekuencat e epidemive janë rritur dukshëm gjatë dy dekadave të fundit, duke i rritur edhe më shumë gjasat që të shpërthejnë pandemitë.
Shfleto artikuj te tjere per: COVID 19 PANDEMIA SHEKULLI VDEKSHMERIA

Marre nga Panorama





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved