Buletini i datës 10 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006100027
Buletini i datës 10 Qershor 2020 42 raste të reja me koronavirus janë identifikuar përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Gjatë përditësimit të të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, u bë e ditur se kjo dite ka pasur rastet me të larta që nga shpallja e pandemisë. Në total numri i personave të prekur nga COVID-19 ka shkuar në 1341.
Marjeta Dervishi.
Sot është dita me numrin më të lartë të rasteve të reja. Në 24 orët e fundit janë kryer 311 testime nga të cilat janë konfirmuar 42 raste pozitive, përkatësisht, 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. 
Ne 24 orët e fundit janë testuar dhe ri-testuar 80 personel shëndetësor dhe kanë rezultuar të prekur 5 personel, ndërsa janë shëruar 8 mjekë dhe infermiere.
Aktualisht janë 46 të shtruar pozitivë me Covid1, 8 prej të shtruarve janë në terapi intensive, njëri prej tyre në intubim. Ndërsa një pacient ka dalë nga intubimi falë punës së stafit mjekësor të spitalit infektiv.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 të prekur nga Covid19 mes të cilëve 8 personel shëndetësor, duke e çuar në 980 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë.
Në vendin tonë janë aktualisht 327 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë dhe Shkodër, ku ka transmetime komunitare.
Raste pozitive 1341
Raste të shëruara 980
Raste Aktive 327
Humbje jete 34 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 205
Shkodër 38
Krujë 27
Kamzë 19
Durrës 14
Mat 9
Lushnje 6
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1
Pukë 1
Berat 1
Ura Vajgurore 1
 
Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved