Vala e dytë e koronavirusit. Çfarë këshillojnë ekspertët?
 
Shperndaje
ikub#: 2006110056
Vala e dytë e koronavirusit. Çfarë këshillojnë ekspertët? Në fakt, në lidhje me një valë të dytë të mundshme të koronavirusit, ekspertët janë të ndarë, disa mendojnë se është e pashmangshme, për disa të tjerët e mundshme.
E vërteta është se nuk ka modele të besueshme që lejojnë të parashikohet dhe se cilat mund të jenë karakteristikat.
Ndër zërat e ekspertëve dallon ai i një prej imunologëve më prestigjiozë në botë, drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive të Shteteve të Bashkuara, Anthony Fauci, për të cilin shumë nga ajo që pritet të ndodhë gjatë vjeshtës do të varet nga ne.
"Infeksionet, deklaroi ai për gazetën La Stampa, janë të pashmangshme. Duhet të kemi stafe, teste dhe burime për të identifikuar rastet, t'i izolojmë ato dhe të gjurmojmë kontaktet. E sigurt, shtoi ai, është se "nuk do të kthehemi në normalitet për të paktën një vit" dhe se "zgjidhja e vërtetë është vaksina".
Edhe sipas Walter Ricciardi, përfaqësues i qeverisë italiane në komitetin ekzekutiv të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), "Askush nuk mund të jetë 100% i sigurt" se pandemia do të rifillojë në tetor, por hipoteza "që virusi të zhduket nuk ka gjasa". Sipas ekspertit italian është "e pamundur" që "virusi SarsCov2 do të zhduket siç ndodhi me Sars dhe Mers", ndërsa një mundësi tjetër "është që ai të kthehet së bashku me gripin".
Sipas Ricci Tersenghi një nga skenarët më të mundshëm për vjeshtën është ai i shfaqjes së shpërthimeve të vogla të cilat, nëse menaxhohen me efikasitet, mund të kontrollohen. Unë besoj se do të jetë shumë e vështirë të arrihet të mposhtet virusi pa vaksinën, përfundon Tersenghi.
 
Shfleto artikuj te tjere per: COVID 19 EKSPERTET KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved