Itali. Buletini i datës 12 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006120157
Itali. Buletini i datës 12 Qershor 2020 Gjatë 24 orëve të kaluara janë zbuluar afro 400 infeksione të reja, ndërsa janë regjistruar 56 vdekje.
Këto janë të dhënat e reja të buletinit të Mbrojtjes Civile, që flasin për një shtim të numrit të rasteve të reja, falë rasteve të zbuluara në Lombardi, ku epidemia nuk tregon shenja ngadalësimi. Nga 393 teste pozitive të zbuluara sot, shumica janë në Lombardi, me 272 raste (69.2% të infeksioneve të reja). Ndërkohë 31 raste janë zbuluar në Piemonte, 33 në Emilia Romagna dhe 27 në Lazio.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi i pandemisë është 236.305.
Sot janë 227 persona në kujdesin intensiv, 9 më pak se dje. 3.893 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 238 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 24.877 persona (-1.393 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë vdekur 56 njerëz (dje ishin 53 viktima), duke arritur në total 34.223 vdekje.
Shërimi arriti në 173.085, me një rritje prej 1.747 individësh (dje ishin 1.399 të shëruar).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualë pozitivë) ishte 1640 pacientë (1.073 dje) ndërsa 393 infeksione të reja u zbuluan në 24 orët e fundit (379 dje).
Sa i përket numrit të tamponeve, sot janë kryer 80.562 testime (dje 52.530). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 494.2, ose 0.2%.
 
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved