Shtyhet hapja e transportit publik
 
Shperndaje
ikub#: 2006120158
Shtyhet hapja e transportit publik Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka njoftuar pak më parë se do të shtyhet hapja e transportit publik për shkak të shtimit të rasteve.
Mira Rakacolli, Kryetare e Komitetit Teknik të Ekspertëve:
Siç jeni në dijeni, javën e fundit ka pasur rritje të numrit të të infektuarve në vend dhe për të analizuar situatën epidemiologjike është mbledhur sot Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Ne vlerësojmë se kjo rritje e numrit ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës, shkujdesjes dhe mos respektimit të rregullave të distancimit fizik në aktivitetet e jetës së përditshme.
Gjithsesi, pas shqyrtimit të të gjithë treguesve në rastet e reja ditore, situatën në spitale dhe pacientët në terapi intensive, Komiteti Teknik vlerëson se situata mbetet e kontrolluar.
Sa më sipër, kemi vendosur të mos ketë hapa prapa në strategjinë e rihapjes, por për më shumë siguri, në kushtet aktuale, kemi vendosur të shtyhet për të paktën një javë hapja e transportit publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike.
 
 
 



Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI TRANSPORTI PUBLIK

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved