Ekspertët. Deri në fund të koronavirusit është një rrugë e gjatë
 
Shperndaje
ikub#: 2006140010
Ekspertët. Deri në fund të koronavirusit është një rrugë e gjatë Në Evropë, pandemia e Covid-19 e ka kaluar pikun, por ulja e kurbës së epidemisë nuk duket të jetë e shpejtë.
Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), kjo "nuk do të jetë si një sprint, por si një maratonë". Nëse në vendet evropiane rreziku që lidhet me qarkullimin e virusit SarsCov2 është i moderuar dhe në disa raste i ulët, nuk është kështu në anën tjetër të Atlantikut, në Amerikën Latine ku vala e parë e pandemisë po arrin në numra shumë të lartë për sa i përket rasteve dhe vdekjeve.
Sipas Mike Ryan, shefi i urgjencës në WHO, "shpresojmë të gjejmë një vaksinë efektive, por nuk ka asnjë garanci se kjo do të ndodhë shpejt, qeveritë në të gjithë botën duhet të krijojnë një ekuilibër midis kontrollit të virusit dhe pasojave sociale-ekonomike të masave" frenuese.
Në Evropë, kurba e epidemisë vazhdon të rritet vetëm në Poloni dhe Suedi, por ECDC paralajmëron se "një rritje e numrit të rasteve të reja ka të ngjarë të vijojë në javët e ardhshme". 
Nevoja për tu mësuar për të jetuar me virusin është mësimi më i rëndësishëm veçanërisht në prag të vjeshtës, kur "sëmundjet e zakonshme gripale mund të ngatërrohen me koronavirusin e ri. 
 
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI PANDEMIA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved