Buletini i datës 15 Qershor
 
Shperndaje
ikub#: 2006150044
Buletini i datës 15 Qershor Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë, duke shënuar sot ditën me rastet rekord.
Dr. Eugena Tomini. Instituti i Shëndetit Publik
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 319 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive kryesisht në ndërmarrje dhe aktivitete biznesi, kontakte të rasteve te konfirmuara më herët pozitive, të identifikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe raste te reja.
Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: Tirana 28 të prekur, 16 në Shkodër, 8 raste pozitive në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamzë, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje. 
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055. 
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.
Statistika (15 Qershor 2020)
Testime totale 20813
Raste pozitive 1590
Raste të shëruara 1055
Raste Aktive 499
Humbje jete 36 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 249
Shkodër 68
Krujë 63
Kamzë 27
Durrës 25
Vlorë 21
Lushnje 13
Pukë 11
Elbasan 6
 
Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved