Pekini në alarm. Ndërmerr masa të rrepta kontrolli
 
Shperndaje
ikub#: 2006150062
Pekini në alarm. Ndërmerr masa të rrepta kontrolli Kryeqyteti i kinez Pekin është duke u përballur me një rrezik të shtuar të përhapjes së epidemisë COVID-19 ndërsa autoritetet njoftojnë se kanë filluar të aplikojnë masa 'më të rrepta' kontrolli, pasi janë identifikuar një numër shqetësues i rasteve të reja të cilat mendohet se kanë ardhur nga një treg ushqimesh me shumicë.
Zëvendëskryeministri i vendit Sun Chunlan u kërkoi zyrtarëve të qytetit të vendosnin masa 'më të rrepta' të kontrollit për të frenuar një shpërthim të dytë.
Kryeqyteti kinez, me një popullsi prej 21.5 milion, ka mbyllur të paktën 11 lagje afër Xinfadi-t, tregut ushqimor në fjalë dhe ka filluar një program testimi masiv për të ekzaminuar ata që e kanë vizituar atë ose jetojnë pranë tij.
Një zëdhënës i Komisionit Shëndetësor Komunal tha sot se punonjësit e shëndetit realizuar teste për 76.499 individë dhe 59 prej tyre ishin diagnostikuar me COVID-19.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ALARMI KINA KORONAVIRUSI PEKINI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved