Ç'po ndodh në kryeqytetin kinez. Testohen 356 mijë qytetarë
 
Shperndaje
ikub#: 2006170093
Ç'po ndodh në kryeqytetin kinez. Testohen 356 mijë qytetarë Autoritet shëndetësore në Pekin kanë dhënë alarmin në lidhje me frikën e një vale të dytë të koronavirusit, pas identifikimit të 137 rasteve të reja të infeksionit në harkun e 5 ditëve.
Sipas tyre, vala e re do të mund të zgjasë një farë kohe, ndërkohë që janë vënë në izolim 27 lagje të kryeqytetit kinez, ndërsa deri më tani janë testuar 356.000 individë në një hark prej katër ditësh. 
Sipas Pang Xinghuo, një prej autoriteteve të larta të shëndetit në Kinë, "rreziku i përhapjes së virusit është i lartë dhe është e vështirë të kontrollohet". "Aktualisht, situata epidemike në Pekin është ende në rritje," tha Pang.
Përhapja mendohet se e ka origjinën nga tregu i ushqimeve me shumicë, Xinfadi, i cili furnizon 80 për qind të nevojave të mishit dhe perimeve të qytetit. 
Kina ka ndaluar gjithashtu importet nga furnitorët evropianë të salmonit pasi mediat shtetërore e lidhin shpërthimin e dytë me salmonin që importohet nga Europa për në tregun Xinfadi  salmoni në Kinë vjen nga Norvegjia, dhe aktualisht është ndaluar tregtimi i tij në dyqane.
Nga ana e saj Norvegjia ka mohuar çdo lidhje me industrinë e saj të salmonit dhe ekspertët thonë se nuk ka gjasa që vetë peshqit të bartnin sëmundjen.
Vala e ditë në Kinë ndodh në një moment kur studiuesit amerikanë pohuan se numri i vërtetë i vdekjes së koronavirusit në Kinë mund të jetë 14 herë më i lartë se sa tregojnë statistikat zyrtare.
 
Shfleto artikuj te tjere per: KINE KORONAVIRUS PEKIN TESTIMI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved