Itali. Buletini i datës 18 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006180105
Itali. Buletini i datës 18 Qershor 2020 Edhe në 24 orët e fundit, numri i pacientëve të shtruar ka vijuar të rritet përsëri. Ndërkohë që viktimat janë 66.
Për herë të parë që nga 7 Prilli, pacientët e pranuar në shërbimin e kujdesit intensiv janë përsëri në rritje. Një rritje e vogël, vetëm 5 pacientë, por gjithsesi një kthesë e keqe. Sot edhe numri i vdekjeve të pacientëve të shtruar në spital me koronavirus është rritur në 66 individë, ndërsa infeksionet e reja mbeten në numër të qëndrueshëm, në të njëjtin nivel si dje, por duke u rritur në krahasim me nivelet më të ulëta të arritura javët e fundit. Këto janë të dhënat kryesore të buletinit të sotëm të mbrojtjes civile italiane.
Nga 333 raste të reja të zbuluara sot, shumica janë në Lombardi, 216, ose 64.8% e infeksioneve të reja.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga shpërthimi është 238.159.
Në kujdesin intensiv sot janë 168 persona, 5 më shumë se dje. 2.867 janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 246 më pak se dje. 20.066 persona janë në izolim në shtëpi (-583 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit 66 njerëz kanë humbur jetën (dje ishin 43 viktima), duke arritur në total 34.514 vdekje.
Shërimi arriti në 180.544, me një rritje prej 1.089 në 24 orë (dje ishin shpallur të shëruar 929 njerëz).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. aktualisht njerëz pozitivë) është e barabartë me 824 pacientë (dje ishin 644) ndërsa infeksionet e reja të zbuluara në 24 orët e fundit janë 329 (dje 329).
Sa i përket numrit të testimeve, sot janë kryer 58.154 (dje 77.701). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 176.8, ose 0.6%. Gjatë ditëve të kaluara, kjo shifër ka qenë mesatarisht 0.7%.
 



Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved