Itali. Buletini i datës 23 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006230112
Itali. Buletini i datës 23 Qershor 2020 Në 24 orët e fundit janë regjistruar 18 të vdekur dhe më pak se 20 mijë të sëmurë.
Pak raste të reja, vetëm 122, shumica janë në Lombardi, 62 (50.8% e infeksioneve të reja). Mbi të gjitha, raporti midis rasteve të reja të infektuara dhe atyre të testuara është gjithashtu i ulët, në minimum. Në rajonet e tjera janë zbuluar 6 raste në Piemonte, 17 në Emilia Romagna, 3 në Veneto , 6 në Toscana, 4 në Liguria dhe 8 në Lazio. Infeksione të reja zero në Friuli Venezia Giulia, Abruzzo, provincat e Bolzano, Umbria, Sardenjë, Valle d'Aosta, Molise dhe Basilicata.
Numri i përgjithshëm i personave që kanë kontraktuar virusin që nga fillimi i shpërthimit i pandemisë është 238833.
Në kujdesin intensiv janë sot 115 persona, 12 më pak se dje. 1.853 persona janë akoma të shtruar në spital me simptoma, 185 më pak se dje. Në izolimin në shtëpi 17.605 persona (-867 krahasuar me dje).
Në njëzet e katër orët e fundit kanë humbur jetën 18 persona (dje ishin 23 viktima), duke arritur në total 34.675 vdekje.
Shërimi arriti në 184585 vetë, me një rritje prej 1.159 personash (533 njerëz u shpallën të shëruar dje).
Rënia e numrit të të sëmurëve (d.m.th. njerëz aktualë pozitivë) është 1064 (dje ishin 335 persona) ndërsa në 24 orët e fundit janë zbuluar 122 infeksione të reja (218 dje).
Sa i përket numrit të testeve, sot janë kryer 40.485 (dje 28.972). Raporti midis testeve të bëra dhe rasteve të identifikuara është 1 pacient për çdo 331.8, ose 0.3%. Gjatë ditëve të kaluara kjo mesatare ka qenë 0.5%.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALIA KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al

loading...






 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved