Covid-19: Ja shtetet më të sigurta të Evropës ku mund të udhëtoni këtë verë
 
Shperndaje
ikub#: 2006240060
Siti i udhëtimeve European Best Destination ka nxjerrë listën me shtetet më të sigurta në Evropë për të udhëtuar këtë verë, ndërkohë që qarkullon Covid-19.
FOTO GALERI
Pas disa muajsh izolimi dhe fazave të mëpasshme të hapjes graduale, jeta normale duket se po fillon në shumë shtete. Ku është më mirë të bëhen pushimet këtë verë? A ka vende të sigurta ku rreziku është më i vogël? Faqja e internetit European Best Destinations është marrë me këtë temë dhe ka publikuar një raport të titulluar: Vendet më të sigurta në Evropë që mund të vizitoni.
 
Raport është bazuar në disa të dhëna para se të dilte në përfundime. Faktorët e analizuar janë: numri i rasteve të prekura në periudhën e pikut, numri i spitaleve dhe shtretërve të tyre, masat sanitare të marrë siç mund të jenë maskat mbrojtëse, distancimi social, higjiena dhe protokollet e vendosura nëpër restorante, hotele, dyqane, etj. Në listë renditen vendet ku rreziku për të t’u prekur nga virusi i rrezikshëm është më i vogël. Ja cilat janë ato.
 
Portugalia
Kroacia
Rumania
Gjeorgjia
Greqia
Polonia
Letonia
Finlanda
Lituania
Malta
Sllovenia
Austria
Mali i Zi
 
Është momenti i duhur për të zbuluar disa destinacione ëndrrash të Evropës si Korfuzi në Greqi, peizazhet e Madere apo Açores në Portugali, Tbilissi në Gjeorgji apo Zagrebi në Kroaci.
Shfleto artikuj te tjere per: COVID-19 EVROPA SHTETE UDHETIMI VERA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved