Itali. Buletini i datës 25 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006250122
Itali. Buletini i datës 25 Qershor 2020 Në 24 orët e fundit janë regjistruar 296 raste të reja dhe 34 vdekje.
Të dhënat për gjendjen e pandemisë së koronavirusit, të deklaruara nga  Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Mbrojtjen Civile, fotografojnë një situatë të qëndrueshme në krahasim me ditët e kaluara. Janë 296 raste të reja, 614 të shëruar dhe 34 vdekje. 
Rastet e infeksioneve gjithsej janë 239.706, nga të cilat 186.725 janë të shëruar. Aktualisht ka 18.303 pozitive aktivë. 103 persona në kujdesin intensiv, katër më pak se dje.
Rritja me njëqind raste të reja (296 krahasuar me 190 dje) i atribuohet dyfishimit të tyre në Lombardi (nga 88 raste dje në 170 ditët e sotme, 57.4% e totalit kombëtar). Në Lombardi ka edhe 22 vdekje nga 34 në ditë në të gjithë Italinë. Pas Lombardisë, rajoni më i prekur është Emilia Romagna me 47 infeksione të reja Në shifra të dyfishta janë gjithashtu Liguria (14) dhe Campania (12).
 

 




Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved