Buletini i datës 27 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006270022
Buletini i datës 27 Qershor 2020 Shqipëria ka shënuar sërish 2 viktima me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e personave që kanë humbur betejën me koronavirusin në 53.
Ulje të ndjeshme ka pasur sa u përket numrit të të infektuarve, 61 raste të reja, 16 më pak se dje, ku sërish Tirana mban numrin më të lartë të të prekurve.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh", njofton Ministria e Shëndetësisë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë. Aktualisht po trajtohen në spital 81 pacientë, 12 prej tyre në terapi intensive, ndërsa 2 të intubuar. Në vendin tonë, aktualisht janë 931 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës, ku mësohet se një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
COVID-19-Statistika 
Testime totale 25918
Raste pozitive 2330
Raste të shëruara 1346
Raste Aktive 931
Humbje jete 53 
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 359
Durrës 180
Shkodër 156
Vlorë 96
Fier 44
Lezhë 31
Korçë 26
Kukës 16
Elbasan 11
Gjirokastër 7
Berat 5
Shfleto artikuj te tjere per: BULETINI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved