Itali. Buletini për sot 28 Qershor 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2006280024
Itali. Buletini për sot 28 Qershor 2020 Më shumë se gjysma rasteve të reja (97) janë zbuluar në Lombardi. Emilia Romagna vijon (+21). Numri i personave në repartet e terapisë intensive është 98.
Në 24 orët e fundit janë 174 infeksione të reja, thuajse sa edhe një ditë më parë, kur ishin 175. Numri i përgjithshëm i infeksioneve rritet kështu në 240.310. 
Mbi gjysma e rasteve të reja janë në Lombardi (97).  Emilia Romagna vijon në vend të dytë (+21). Nga ana tjetër, numri i viktimave është rritur në 22, 13 prej të cilave në Lombardi. 
Numri i përgjithshëm i vdekjeve shkon kështu në 34.738. 
Sot, në kujdes intensiv janë 98persona, 43 prej tyre në Lombardi. 
1.160 persona të shtruar në spital me simptoma, njëqind më pak se dje, 15.423 persona në izolim në shtëpi, 56 më pak se dje dhe 16.681 janë aktualisht pozitivë (155 më pak se dje). 
Numri i jetëve të humbura është 22, prej të cilëve në Lombardi (13), Emilia Romagna (1), Piemonte (5), Veneto (1), Liguria (1) dhe Abruzzo (1). Pa anjë rast vdekje në 14 rajonet e tjera.
Numri i shtupave të bëra në njëzet e katër orët e fundit është 37.346, ndërsa numri total ka shkuar në 5.314.619.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALIA KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 






Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved