Koronavirusi: Eksperti: Nxehtësia e ngadalëson, por nuk e ndalon
 
Shperndaje
ikub#: 2006290086
Koronavirusi: Eksperti: Nxehtësia e ngadalëson, por nuk e ndalon "Viruset e frymëmarrjes ndihmohen nga temperaturat e ulëta, por nuk frenohen nga nxehtësia."
Sa më sipër është deklaruar nga Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë dhe profesor i Higjienës në Universitetin Katolik të Romës, gjatë një interviste në Rai 3. Sipas tij "qëndrimi më shumë jashtë dhe kushte mjedisore verore mund të ngadalësojnë aktivitetin e Sars-Cov-2, por jo ta bllokojnë atë ", prandaj vëmendja duhet të mbahet e lartë.
Sa i përket menaxhimit të emergjencës Covid, nga analiza e Osservasalute, disa rajone të tilla si Veneto, Campania dhe Puglia janë më mirë se Lombardia. 
"Ky heterogjenitet në pandemi është i dëmshëm. Mjafton të shohim numrin e vdekjeve dhe të të sëmurëve: Në disa rajone ato janë të kufizuara dhe të tjerët kanë shumë". 
Sipas këshilltarit të Ministrit të Shëndetësisë, virusi që qarkullon aktualisht në Itali "është i njëjti virus që shkakton vdekje në vendet e tjera". Ai është "virusi më patogjen i të gjitha kohërave, por më i izoluar dhe i ngadalësuar, kështu që dhemb më pak", sepse "vetëm një virus bën pak, në grup bëjnë shumë dëm".
 



Shfleto artikuj te tjere per: EKSPERTI KORONAVIRUSI PATOGJENITETI

Marre nga ANSA


 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved