Itali. Buletini i datës 30 Qershor
 
Shperndaje
ikub#: 2006300096
Itali. Buletini i datës 30 Qershor Gjatë 24 orëve të fundit është vërejtur një rritje e lehtë e kurbës së epidemisë në Itali, por me shumë më shumë tampona, 48.273 kundrejt 27.218 të një dite më parë.
Edhe numri i vdekjeve është rritur. Dje ishin 6, ndërsa në 24 orët e fundit  u regjistruan 23 humbje jete, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 34.767. 
Në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë janë regjistruar 142 të reja me koronavirus, një rritje në krahasim me dje kur ishin 126. Nga këta 62 janë në Lombardi, ose 43.6 për qind e totalit. Numri i përgjithshëm i infeksioneve rritet kështu në 240.578, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. 
Në 24 orët e fundit pati edhe 23 vdekje (4 prej të cilave në Lombardi), katër herë më shumë se një ditë më parë, kur u regjistruan 6 dje në të gjithë Italinë. Nëntë rajone kanë regjistruar viktima në 24 orët e fundit: Lombardia, Piemonte, Emilia Romagna, Veneto, Campania, Puglia, Abruzzo, Siçilia, Sardegna. Në 11 rajonet e tjera nuk kanë regjistruar vdekje. 
Në total, viktimat tani janë 34.767.
Të shëruarit tejkalojnë 190 mijë. Rritja e numrit të të shëruarve në 24 orët e fundit është 1.052 pacientë, që e çon numrin total të të shëruarve në gjithsej 190.248. 
Pacientët në kujdesit intensiv janë 93 (tre më pak se dje) nga të cilët 42 në Lombardi. Në 11 rajone dhe në provincën autonome të Trento-s nuk ka më pacientë në kujdes intensiv. 1.090 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma, 30 më pak se dje, 14.380 persona janë në izolim në shtëpi, 900 më pak dhe 15.563 janë aktualisht pozitive, 933 më pak se dje.
Në 24 orët e fundit janë kryer 48.273 .
Marche, Trentino Alto Adige, Puglia, Friuli Venezia Giulia, Abruzzo, Basilicata dhe Molise, janë pa asnjë rast pozitiv.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved