Paralajmërim i OBSH. "Më e keqja nuk ende ka ardhur"
 
Shperndaje
ikub#: 2006300029
Paralajmërim i OBSH. "Më e keqja nuk ende ka ardhur" Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Dr Tedros Ghebreyesus ka deklaruar se përhapja e virusit po përshpejtohej, pavarësisht lehtësimit të bllokimeve të aplikuara në të gjithë botën.
Sipas tij, vende si Koreja e Jugut, Kina, Gjermania, Singapori dhe Japonia kanë treguar se kanë plane të qarta për të dominuar dhe frenuar përhapjen e sëmundjes, përmes aplikimit të formave të ndryshme të kontrollit, sikurse gjurmimi i kontakteve dhe testimet e shumta në popullatë.
Por sipas tij, e ndryshme duket situata në disa vene të tjera, veçanërisht në SHBA dhe Britani, ku sipas Dr .Tedros qeveritë nuk po përdorin "mjetet e duhura plotësisht të mundshme".
Në fillim të këtij muaji OBSH i kërkoi Britanisë të mos e heqë bllokimin derisa sistemet e testimit dhe i gjurmimeve të ishin gati dhe funksionale.
Dje gjatë një konference virtuale për shtyp nga selia e OBSH-së në Gjenevë, Dr Tedros deklaroi se: "Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime, në rang global, pandemia po përshpejton përhapjen.
"Të gjithë duam që kjo situatë të marrë fund. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tonë, por realiteti i vështirë na tregon se jemi larg fundit të saj" deklaroi Dr Todros.
Virusi ka ende shumë hapësirë për të lëvizur. 
 
 
Shfleto artikuj te tjere per: KORONAVIRUSI OBSH TEDROS GHEBREYESUS

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 


Më të lexuarat




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved