Vijon fushata e bojkotimit të Facebook
 
Shperndaje
ikub#: 2006300058
Vijon fushata e bojkotimit të Facebook Lista e kompanive që kanë vendosur të bojkotojnë Facebook-un dhe mediat sociale është duke u zgjatur. Më të fundit janë dy gjigandët, Coca Cola dhe Starbucks, të cilët kanë njoftuar pezullimin e reklamave në të gjitha platformat.
"Jemi kundër përmbajtjes së urrejtjes dhe besojmë se bota e biznesit dhe ajo e politikës duhet të bashkohen për të sjellë ndryshim real", thuhet në deklaratën e Coca-Cola-s
Fillimisht ishin vetëm biznese të vogla, dhjetëra biznese lokale, një galaktikë e reklamuesve të zhgënjyer nga kjo botë e mediave sociale që nuk ka denoncuar dhe luftuar urrejtjen apo racizmin brenda platformave të saj. 
Pas cunamit të protestave që ndodhën pas vdekjes së George Floyd, u ngjiz një fushatë bojkoti me moton "Stop urrejtjes për fitimin", asaj ju bashkuan emra të mëdhenj si Unilever, Verizon, Honda, Levi Strauss, North Face, etj. Patagonia, deri tek Coca Cola, e cila ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku, do të pezullojë, për të paktën një muaj, të gjitha reklamat në Facebook, Instagram, YouTube, Twitter dhe platforma të tjera sociale.
Ndërkohë llogaritet se goditja për Facebook mund të jetë shumë e madhe. Gjatë vitit të kaluar, Coca Cola dhe Verizon shpenzuan mbi 22 miliard dollarë secila në mediat sociale, gjigandi anglo-holandez Unilever mbi 42 milion, Honda America 6 milion, ndërsa Levi pagoi 2.8 milion, Lululemon (1.6 milion dollarë), Patagonia (6.2 milion), The North Face (3.3 milion).
Zuckerberg u përpoq të mbrohej dhe, për të ndaluar rrjedhjen e reklamave, njoftoi se Facebook do të fillojë të "etiketojë" dhe raportojë të gjitha postimet që përfshijnë informacione të lidhura me zgjedhjet, në mënyrë që të inkurajojë përdoruesit të verifikojnë faktet. 
 
Shfleto artikuj te tjere per: BOJKOTI COCA COLA FACEBOOK

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved