Itali. Buletini i datës 05 Korrik. Ulet trendi rritës i rasteve të reja
 
Shperndaje
ikub#: 2007050012
Itali. Buletini i datës 05 Korrik. Ulet trendi rritës i rasteve të reja Në 24 orët e fundit në të gjithë Italinë, janë regjistruar 192 raste të reja të infeksionit në 37.462 teste, ndërkohë që dje ka pasur 235 raste nga 52.011 teste.
Pas pesë ditëve të njëpasnjëshme me rritje, në 24 orët e fundit është regjistruar rënia e numrit të rasteve pozitive. Janë 192 (dje shifra ishte 235) kundrejt 37.462 testeve të bëra, ndërkohë që dje kishte shumë më tepër, 52.011 të tilla. Prej këtyre, 98 janë në Lombardi, ose 51.04% e totalit. 
Ndërsa janë shënuar  7 vdekje, një rënie e fortë në krahasim me 21 që ishte kjo shifër dje. Kështu numri i viktimave me koronavirus në total shkon 34.861 viktima që nga fillimi i epidemisë. 
Shërimi u rrit me 164 persona. Aktualisht pozitivë janë 14.642 vetë, nga të cilat 13.623 në izolim në shtëpi, 945 të shtruar në spital me simptoma dhe 74 në kujdes intensiv. 
Numri i përgjithshëm i personave me Covid-19 në Itali është 241.419. sipas buletinit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALIA KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved