Itali. 229 raste të reja. Buletini i datës 09 Korrik 2020
 
Shperndaje
ikub#: 2007090097
Itali. 229 raste të reja. Buletini i datës 09 Korrik 2020 Ndërkohë bie numri i pacientëve me simptoma dhe personave në kujdesin intensiv. Shtatë rajone me zero infeksione në 24 orët e kaluara.
Të dhënat e 24 orëve të fundit të bëra publike nga Emergjencat Civile në Itali flasin për një rritje të numrit të rasteve të reja, e cila konstatohet për të dytën ditë radhazi.
Sot janë regjistruar 229 raste të reja, kundër 193 të regjistruara dje dhe 138 të martën. Në Lombardi, ka 119 raste të reja kundrejt 71 të 24 orëve më parë. Totali i të prekur nga Covid-19 të në Itali shkon në 242.363. 
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithashtu 12 jetë të humbura, kundër 15 të deklaruara dje. Numri i viktimave, sipas të dhënave të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, shkon në 34.926.
Aktualisht janë 13.459 pacientë pozitivë ndaj virusit. Bie numri i të shtruarve në spital me simptoma dhe kujdes intensiv, përkatësisht me  871 (-28 më pak se dje) dhe 69 (-2 më pak se dje). 
Janë 193.978 të shëruar, ndërsa 7 rajone (Puglia, Umbria, Sardegna, Val d'Aosta, Kalabria, Molise dhe Basilicata) kanë regjistruar zero infeksione në 24 orët e fundit (së bashku me provincën e Trentos). 
Në total janë realizuar 5.806.668 teste, prej të cilave, 52.552 në 24 orët e fundit.
 
Shfleto artikuj te tjere per: ANGELO BORELLI BULETINI ITALI KORONAVIRUSI

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved