Kinë. Epidemia e koronavirusit ka mbaruar
 
Shperndaje
ikub#: 2007090047
Kinë. Epidemia e koronavirusit ka mbaruar Një ekspert i rëndësishëm i kontrollit të sëmundjeve infektive në Kinë ka deklaruar se epidemia e koronavirusit në vend "tashmë ka përfunduar.
Dr Zhang Wenhong, i cili ka udhëhequr luftën kundër COVID-19 në Shanghai, e bëri njoftimin sot ndërsa po fliste në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai.
Ai gjithashtu tha që puna për përgatitjen e vaksinës, që po zhvillohet nga studiuesit kinezë kundër koronavirusit do të vazhdojë  për t’u përdorur në të ardhmen, pasi, sipas tij, epidemia kishte kaluar.
Deklarata e tij vjen në një kohë kur Kina ka raportuar shtatë infeksione të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me koronavirus në 83.581.
Që nga mesi i qershorit, Pekini gjithashtu është goditur nga një valë e dytë e infeksioneve COVID-19 të lidhura me një treg të madh të kafshëve të detit në kryeqytetin kinez
Megjithatë, mjeku kryesor kinez pretendon se shpërthimi i koronavirusit të vendit tashmë ka përfunduar.
Dr Zhang, 50 vjeç, ishte i ftuar të fliste në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale në Shanghai të enjten në lidhje me aplikimin e teknologjisë në luftën kundër COVID-19.
 
Shfleto artikuj te tjere per: EPIDEMIA KINE KORONAVIRUS PANDEMIA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved