Përse ky shtim i rasteve. Ç’po ndodh në Shqipëri me Covid-19?
 
Shperndaje
ikub#: 2007090022
E vërteta është se që pas hapjes se vendit dhe lehtësimit të masave shtrënguese, në vendin tonë, si edhe në të gjithë botën, është rritur në mënyrë të shpejtë numri i rasteve të reja të infeksionit, madje, edhe ai i vdekjeve.
FOTO GALERI
Por përse po ndodh diçka e tillë. Për më shumë, epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për ABCNews, ka dhënë opinionin e tij.
“Në Shqipëri duhet të marrim parasysh disa pika: Së pari ne masat i morëm shumë më shpejt në kurbën e epidemisë në krahasim me si i morën ato shtet si Italia apo si Spanja. Ne pamë çfarë u ndodhi atyre dhe u mbyllëm më herët dhe nuk lamë një ecuri natyrore në mars. Kujtoj që Italia e bëri mbylljen pasi kishte 800 të vdekur. Ajo që po shohim tani është një ecuri natyrore e virusi, shoqëri krejtësisht e hapur por duke marrë parasysh që të paktën në ndërgjegjen, jo e të gjithëve, por e një pjese të popullatës, distanca ka hyrë, higjiena ka hyrë, logjika e përdorjes së maskave ka hyrë. Në mars ishim naiv në këtë drejtim dhe nuk i kishim këto. Dua të kujtoj një element, vëzhgimi klinik, ne nuk e bëjmë në Shqipëri ngarkesën virale, nuk kemi shifra nuk mund ta themi dot këtë.
Ka gjasa që të jemi ngjashëm me shtetet e tjera por nuk e kemi këtë matje, por ajo që mund të shohim është përqindja e pacientëve që kanë nevojë për hospitalizim, ndërkohë që në mars kjo përqindje ishte mbi 50% duke arritur edhe 58 %, sot që flasim është diku 6.6%. këto 6.6 % janë njësoj rëndë si ata 50 % e marsit. Kush është rëndë, është rëndë.
Nëse infektohen 100 mijë njerëz, 6 % e 100 mijë njerëzve është 6 mijë vetë, dhe 50 % e 100 vetëve është 50 persona. 
Kemi edhe mutacionin që ka pësuar virusi, është bërë më i transmetueshëm, që ka gjasa që ky lloj është në Shqipëri në këtë moment, ai dominon, por nga krahu tjetër nuk duket të jetë më i rëndë, se sa varianti i mëparshëm i virusit”, tha epidemiologu.
 
Shfleto artikuj te tjere per: EPIDEMIOLOGU ILIR ALIMEHMETI KORONAVIRUSI SHQIPERIA

Marre nga ikub.al





 
 
 
   
*Nese nuk e lexoni kodin atehere ringarkoni faqen per nje kod te ri.
 




Copyright © 2006 - ikub.al shpk, All Rights Reserved